E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë për ndalimin e punimeve në sheshin Skënderbej

Përfaqësuesit e shoqatës Tirana si dhe banorë të kryeqytetit kanë protestuar dje për ndalimin e punimeve që po zhvillohen për rikonstruksionin e sheshit Skënderbej. Kryetari i shoqatës "Tirana", Arben Tafaj, tha se në këtë çështje qytetarët tiranas nuk mund të jenë peng i një procesi politik mosmarrëveshjesh ndërinstitucionale. Të gjithë së bashku mund të marrim përsipër problemet e këtij qyteti. Vetëm nëse jemi të bashkuar mund ti themi ndal dorës arbitrare të cilitdo qoftë. Do të përpiqemi për vlerat dhe progresin për të përcaktuar se çfarë do të bëjmë me Tiranën, - tha Tafaj. Misioni për ruajtjen e vlerave, traditës, kulturës, qytetarisë tiranase. Kjo është sfida jonë e përbashkët dhe këtë sfidë ne do ta fitojmë. Ndërkohë, në Tiranë vazhdojnë punimet në Tiranë hapen rrugë dhe nuk kryhet asnjë lloj shpronësimi, asnjë lloj dëmshpërblimi, - përfundoi Tafaj. Në emër të shoqatës, Tafaj ftoi palët të ulen me ta në tryezë e të flasin hapur, të dëgjojnë zërin e qytetarëve. Ndërkohë, kryetari i forumit rinor të shoqatës Tirana, Erblin Maçi, tha se duke punuar me përkushtim, me vlerë për progres, duhet të bëjmë që vendimmarrja e politikës tu përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›