Përmbytjet në Mirditë, bllokojnë aksin e Rrëshenit me Kosovën
Reshjet e shiut të rëna pa pushim dy ditët e fundit në Mirditë kanë shkaktuar rrëshqitjen e dherave në aksin që lidh Rrëshenin me Kosovën. Ndërkohë shkrirja e borës dhe reshjet e shumta të shiut kane shkaktuar fryrjen e lumit Fan që ka dalë nga shtrati duke shkaktuar
përmbytjen e 25 ha tokë në Mirditë. Shkarja e dherave në aksin nacional që lidh Rëshenin me Kosovën kanë mbuluar të dy korsitë. Si pasojë asnjë automjet nuk mund të kalojë në asnjë prej kaheve duke shkaktuar një bllokim të këtij aksi. Ndërkohë lumi Fan i tej fryrë nga reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e borës në zonë ka dalë nga shtrati. Si pasojë janë përmbytur rreth 25 ha tokë në Ndërfushas. Shtabi i emergjencës së kësaj zone është mbledhur dhe po diskuton për masat e mundshme që mund të përballojnë situatat e krijuara sot në Mirditë.