E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama jep tendera për interesa klanore, shmang Drejtorinë Ekonomike në Bashki

Kryebashkiaku arnon shkollat e Tiranës, përvetëson miliona dollarë tenderime


Gjendja e shkollave në kryeqytet është në gjendje të mjerueshme. Bankat ku mësojnë nxënësit të cilat duken sikur nuk janë ndërruar kurrë e mbipopullimi i nxënësve në shkolla e vërtetojnë më së miri këtë gjë. Por edhe pse kjo përgjegjësi është e Bashkisë së Tiranës e cila me fondet nga tenderimet duhet të bëjë punime e rikonstruksione në shkolla ky institucion duket

se është indiferent përpara këtij fakti. Edhe pse Rama në daljet e tij të shpeshta publike duket sikur arnon ndonjë sipërfaqe të ndonjë shkolle nëpër periferitë e Tiranës gjendja në shkolla tregon krejt të kundërtën. Shumica e shkollave të mesme në kryeqytet kanë vite të tëra që nuk janë rikonstruktuar dhe nxënësit janë të detyruar të mësojnë brenda mureve plot lagështirë, por jo vetëm kaq. Në ambientet e brendshme mungojnë në shumë raste edhe bankat të cilat në shumë raste janë dhënë falas nga ndonjë shoqatë e kontaktuar nga vetë drejtoritë e shkollave përkatëse. Por ka edhe më keq kur në zonat e largëta në periferitë e Tiranës në fshatrat përreth nxënësit janë të kondicionuar të kryejnë edhe nevojat e tyre personale, në ambient të hapur. Burime nga Bashkia e Tiranës kanë deklaruar ditën e djeshme për gazetën SOT se vetë kreu i Bashkisë së Tiranës me qarqet e ngushta të krijuara nga ai në institucionin që ai drejton ka bërë të mundur përvetësimin në masë të parave të fondeve për rikonstruksionin e shkollave nga tenderimet e ndryshme. Sipas këtyre burimeve në drejtoritë përkatëse që janë ato ekonomike apo zyra të tjera që kanë përgjegjësi përpilimin dhe evidentimin e dokumentacioneve apo të çeljes së fondeve të tenderimeve dosjet e këtyre të fundit janë të paprekshme pasi vetë Rama merret me to dhe me kryerjen më pas të zhvillimit të tenderimeve. Burimet theksojnë faktin se vetë kreu i Bashkisë së Tiranës ka përfituar nga këto tenderime së bashku me qarqet e tij miliona lekë fonde të cilat kanë shërbyer për rikonstruksionin e shkollave apo të institucioneve të tjera mësimore. Gjatë këtij viti duhet të ishin rikonstruktuar rreth 20 shkolla dhe kopshte ndërsa në realitet janë bërë disa rregullime vetëm në disa shkolla në të cilat mund të përmenden Shkolla e mesme  Qemal Stafa Shkolla e Kuqe Murat Toptani Vasil Shanto apo Kopshti nr 27.


Problemet
Shumë shkolla dhe kopshte në kryeqytet kanë mbetur në mëshirë të fatit. Janë pesë shkolla dhe shtatë kopshte që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksion, pasi kushtet e tyre rrezikojnë çdo ditë jetën e fëmijëve. Përpara disa kohësh burime nga Drejtoria Arsimore Tiranë kanë pohuar për gazetën se prej vitesh në këto shkolla dhe kopshte nuk është bërë asnjë investim. Sipas DAR, është kompetencë e Bashkisë së Tiranës, rikonstruksioni i tyre.  Por edhe pse në njëfarë mënyre duket sikur përgjegjësitë kalojnë nga një institucion në tjetrin sërish ata që paguajnë pasojat janë vetëm nxënësit e shkollave dhe fëmijët e kopshteve të cilët në shumë koshte ka shumë raste që edhe sëmuren prej kushteve të rënda në këto institucione. Në lidhje me këto institucione nuk është ndërmarr asnjë veprim edhe pse janë çuar disa herë kërkesat. Lagështia ka bërë që të shemben tavanet dhe muret, edhe tualetet e shkollave në shumë raste kanë dalë fare jashtë përdorimit duke vështirësuar mësimin në të gjithë katin. Por ajo që është më e rëndësishme është baza materiale, për të cilat kanë nevojë thuajse të gjitha shkollat e kryeqytetit si dhe ndërhyrja në dyer dhe dritare. Një tjetër problem në dhjetëra shkolla 9-vjeçare dhe të mesme është dhe kanalizimi i ujërave të zeza. Këto shkolla janë lënë në mëshirë të fatit, duke e bërë edhe më të vështirë procesin e mësimit.

Rama lë shkollat në gjendje të mjerueshme, përvetëson fondet
Nga ankesat e drejtorive të shkollave 9- vjeçare dhe ato të mesëm, pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë rezulton se me problematike që kanë nevojë për rikonstruksion të menjëhershme janë shkollat: Ahmet Gashi, Siri Kodra, Eqrem Çabej, Sami Frashëri, Ibrahim Brahja. Në të gjitha këto shkolla, procesi mësimor zhvillohet në kushte tepër të vështira, ku një nga arsyet është rikonstruksioni i tyre, që duhet të realizoheshin nga bashkia. Gjendja e këtyre shkollave është shume e keqe, duke filluar që nga pamja e jashtme ashtu edhe nga kanalizimet, por edhe nga ambientet e brendshme, ku tavanet janë në gjendje të mjerueshme. Në fillim të vitit Bashkia e Tiranës, fitoj tenderin për rikonstruksionin e disa shkollave në Tiranë, të cilat duhet ti kishte përfunduar në sezonin e verës. Por duket se kreu i bashkisë ka lënë në harresë shkollat ku mësojnë nxënësit duke future në xhep paratë e tenderimeve. Por edhe pse këto 5 shkolla që kanë nevojë të menjëhershëm për rikonstruksion në vazhdim asgjë nuk është kryer nga bashkia e Tiranës. Por ka edhe shkolla te tjera që nëse nuk do ti nënshtrohen një rikonstruksioni do të shkojnë në të njëjtën gjendje të mjerueshme. Një nga këto është shkolla e mesme "Sami Frashri" e cila kërkon rikonstruksion që të mos përsëritet incidenti i një viti më parë ku suvaja e tavanit, disa centimetra e trashe, ra mbi karrige dhe tavolina duke i dëmtuar ato dhe fatmirësisht kur nuk kishte nxënës në klase. Autoritetet e Drejtorisë Arsimore thonë se ka probleme në këtë fillim sezoni dhe me disa kopshte në Tiranë, të cilat kërkojnë ndërhyrje nga ana e bashkisë.  Një tjetër problem është edhe mbipopullimi, që sipas tij është përgjegjësi e bashkisë, pasi nuk po bëhet asnjë investim në ndërtimin e Kopshteve të reja. Mbipopullimi i kopshteve është akoma më  e rëndë se mbipopullimi i klasave në shkolla. Nëse do të ishin ndërtuar të paktën një kopsht në vit atëherë nuk do të ishte ajo gjendje që është sot në këto kopshte ku një grup qëndrojnë 40 fëmijë Mbas viteve 92,  në Tiranë ka patur mbi 55 kopshte publike, por me vonë disa prej tyre u dolën pronarët. Ndërsa sot janë vetëm 41 kopshte dhe duke u nisur për nga popullsia duhet të ndërtohen më shumë kopshte.

Arta AGOLLI

Last Updated on E Enjte, 15 Prill 2010 20:52

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›