Tregtarët e makinave zaptojnë lulishten e fëmijëve tek stadiumi Dinamo
Pranë, stadiumit Dinamo gjendet një treg ilegal i shitjes së makinave të përdorura. Një pjesë e mirë e tyre janë të licencuar për shitje makinash por nuk kanë një vend ku ti shesin. Tirana ka 16 vendparkime publike, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak. Shumica
e këtyre vendparkimeve shërbejnë si tregje për shitblerje makinash. Ai pranë tregut Dinamo është më i madhi. Ndërkohë shumë afër është një minifushë, ka qenë një treg lojërash për fëmijë dhe vazhdon të eksiztojë lulishtja për të moshuarit. Ndërsa një pjesë e qytetarëve shprehen se duhet të miratohet një vend për tregun e makinave të përdorura, por jashtë Tirane, jo në qendër. Drejtoria e Tatim Taksave e ka pasur këtë si kompetencë por kjo prej disa kohësh i ka kaluar Bashkisë së Tiranës. Para katër muajsh Policia Bashkiake i ka larguar këto makina, por ato janë vendosur sërish aty, për të vazhduar tregtinë.
Last Updated on E Enjte, 15 Prill 2010 20:53