E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonathan huazohet në Parma

Interi e ka huazuar mbrojtësin e djathtë Jonathan Cicero Moreira në Parma. Uebfaqja zyrtare e Parmës ka njoftuar se futbollisti brazilian do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Roberto Donadoni, në qendrën sportive Collecchio.

Me rikthimin nga lëndimi të Douglas Maiconit, Jonathan kishte përfunduar në bankën rezervë, kështu që ai vendosi ta pranojë ofertën e Parmës, për të luajtur në vazhdimësi.

Nëse palët merren vesh, futbollisti i lindur në vitin 1986 mund ta vazhdojë huazimin edhe sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›