E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, tri pozita më poshtë

Kombëtarja shqiptare ka zbritur për tri pozita, në renditjen më të re të Kombëtareve, të publikuar të mërkurën nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).

Kuqezinjtë gjendet në pozitën e 77-të në renditjen e dhjetorit, karshi asaj të 74-t, që e zinin një muaj më parë.

Ekipi i Gianni De Biasit ka 450 pikë, ndërsa gjendet përpara Trinidad e Tobagos dhe prapa Gjeorgjisë. Në dhjetëshen e parë nuk pati asnjë ndryshim. Në renditjen e përgjithshme prin Spanja, e përcjellë nga Holanda dhe Gjermania. Top 10 mbyllet nga Argjentina.

Renditja e FIFA-s

1. Spanja 1564 pikë

2. Holanda 1365

3. Gjermania 1345

4. Uruguai 1309

5. Anglia 1173

6. Brazili 1143

7. Portugalia 1100

8. Kroacia 1091

9. Italia 1082

10. Argjentina 1067

------------------------

77. Shqipëria 450

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›