E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina shkarkon Krasniqin

Pasi u shkarkua nga posti i trajnerit, Ramiz Krasniqi nuk ka qëndruar gjatë në postin e drejtorit sportiv të FC Prishtinës. Vetëm pas dy muajve qëndrimi në këtë post, Krasniqi të mërkurën është shkarkuar nga detyra.

Madje, për këtë, Krasniqit nuk iu është dhënë asnjë arsyetim nga krerët e klubit, të cilët edhe e shkarkuan.

“Është e vërtet se jam shkarkuar, pas 12 viteve qëndrimi në Prishtinë. Sekretari i klubit ma dorëzoi një vendim, i cili mbante nënshkrimin e drejtorit të përgjithshëm, Sokol Krasniqit. Në vendim thuhej se Bordi ka marr vendim që të shkarkohet drejtori sportiv, Ramiz Krasniqi. Kaç thuhej në vendim”, deklaroi Krasniqi për Express.

Ai është habitur me mënyrën se si e larguan nga puna krerët e klubit, pa ia dhënë asnjë arsyetim.

Por, jo zyrtarisht thuhet se Wolfgang Jerat kishte kërkuar nga krerët e klubit që t’ia hapin dyert Ramiz Krasniqit, i cili ishte bërë pengesë në punën e trajnerit gjerman.

Kjo pasi Krasniqi ka ndikim dhe respekt të madh te lojtarët, me të cilët sezonin vjeshtor e përmbylli si liderë të Superligës.

Shkrimin e plotë, mund ta lexoni të enjten në Gazetën Express

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›