Jones: Në Kosovë ka progres të vazhdueshëm
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Stuart Jones deklaroi se në Kosovë ka progres të vazhdueshëm.
Jones është shprehur se ka progres në zhvillimet atje dhe çmoi se numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë është i konsiderueshëm, duke u shprehur optimist se ky numër do të rritet ndjeshëm në të ardhmen.
Ai vlerësoi progresin dhe reformat e bëra në Maqedoni që sipas tij sollën marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Jones përmendi në veçanti raportin e fundit të Bankës Botërore ku Shqipëria renditet e dyta për reformat e ndërmarra.
Gjithashtu ai shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për rolin që ka luajtur në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, duke qënë vazhdimisht një partner i devotshëm dhe serioz i SHBA-vë në sfidat e përbashkëta. (INA)