E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, Policia Bashkiake incident me gazetarët

Kavajë-Policia bashkiake e Kavajës ka ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme pranë një agjensie funerale në proces gjyqësor, duke bërë terror dhe duke sekuestruar objektin e saj. Vëzhgimi i skenës nga përfaqësuesit e medias në vendngjarje ka shqetësuar policët bashkiak, të cilët kanë sulmuar dhe fyer gazetarët dhe operatorët. Madje ngjarja ka degjeneruar në sherr banal, ku për pasojë një kameram është kërcënuar me rrahje dhe i është thyer kamera.

 Administratori i agjencisë funerale, Fatos Cenko ka bërë denoncim ndaj këtij institucioni, me motivimin sekuestrim me dhunë të mjeteve, pa asnjë procesverbal apo dokumentacion që kërkohet në raste të tilla. Ndërsa Bashkia deklaron se ndërhyrja u bë pasi firma në fjalë ishte duke ushtruar aktivitet në një pronë private.

Bashkia e Kavajës ka kryer një sërë veprimesh të paligjshme në dëm të këtij biznesi, duke bllokuar aktivitetin e tij, edhe pse i licensuar prej vitesh në këtë sektor shërbimesh. Drejtuesi i agjencisë, ngjarjen në fjalë e lidh me konfliktin e drejtperdrejtë të Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Refik Rugija. Ai ka deklaruar se veprimet e paligjshme të Bashkisë së Kavajës vijnë vetëm pak ditë pas një përplasje që ka ndodhur në ambientet e bashkisë midis inspektorëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe administratës vendore. Kjo e fundit nuk ka pranuar të vërë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar nga inspektorët e KLSH-së.

Në Gjykatën e Kavajës janë depozituar edhe tre padi të tjera, përpos asaj të sotmes, për kreun e Bashkisë së Kavajës, Refik Rrugia, për veprime të paligjshme në çështje të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›