E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Marinës, rrezikohet legalizimi

Vlorë-Mosazhornimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme i zonës nga Akademia e Marinës drejt bregdetit, ka bërë që procesi i legalizimit në këto zona të jetë i  frenuar. Teksa konfirmon intensitetin në të cilën po ecën procesi, drejtori i degës së Agjencisë së Legalizimeve për qarkun e Vlorës, Roland Tafili, pohon se për zonën në fjalë duhet të kthjellohemi. “Kjo pjesë e bregdetit do të ketë vonesa në legalizim, jo vetëm për problemet e pronësië, por edhe për shkak se nuk është hedhur në sistemin e dixhitalizuar”, u shpreh ai.

Më tej Tafili  sqaroi se “dimë që ka probleme pronësie ndaj nuk po operojmë me përparësi si në zonat e tjera, pasi nuk ka një hartë faktike në bazë të së cilës të pararendet ecuria e procesit të legalizmit”. Për legalizimit e zonale informale, Agjencia e Legalizimeve po punon sipas hartave faktike, apo studimeve, duke evidentuar zonat me pronar dhe zonat turistike, për të cilat ligji ka përcaktime të detajuara.  

Përsa i përket legalizimit të ndërtimeve pa leje në zona të tjera të Vlorës, Tafili pohon se “nuk ka zona të preferuara apo të papreferuara, por grupet e punës po ecin në të gjitha rajonet paralelisht”. Janë plot 13 mijë ndërtime pa leje, të cilat janë të vetëdeklaruara në Vlorë. Ndërsa statistikat tregojnë se në gjitha qarkun janë 23 mijë objekte ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›