Durrës, vetëdorëzohet në polici kaubojsi
Durrës- Artor Tirjaku është është paraqitur vetë në pasi ka shtënë në ajër në mes të qytetit. 37 vjecari, banues ne lagjen Nr.2 Durres, teksa po lëvizte me automjetin e tij tip Ford me targa të huaja ka qelluar disa herë ne ajer me armë zjarri dhe më pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka filluar punë për identifikimin e tij dhe në kohën kur inspektoret e policisë po mblidhnin informacionin e nevpojshëm se cilët palë ishin në konflikt dhe pse është qëlluar publikisht në ambjent të hapur në rrugët e qytetit. Por ky hetim nuk zgjati shumë, pasi i dyshuari për këtë vepër është paraqitur papritur vetë në polici duke dorëzuar edhe pistoletën tip TT model 57 të kalibrit 7.62 mm me të cilën ai kishte realizuar qitjet në ecje e sipër.
Njoftimet e policisë bëjnë me dije se disa orë pas ngjarjes shtetasi në fjalë u vetëdorëzua në polici së bashku me armën e zjarrit që e mbante pa leje. Policia nga ana e saj ka kryer veprimet e para hetimore dhe materialet për veprat penale të prishjes së qetësisë publike dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake