E Diel, 1 Nëntor 2026

Joni Shanaj: "Pharmakon", sfida shqiptare drejt botes "Oscar" Izaura Ndoj

"Pharmakon" do te jete filmi qe do te prezantoje Shqiperine ne cmimet "Oskar". Filmi, i realizuar nga regjisori i ri Joni Shanaj, ka qene i vetmi qe permbushte kriteret. Pervec gares "Oscar" filmi "Pharmakon" u vleresua ne edicionin e 13-te te Filmit Shqiptar me Cmimin special te Jurise. Ne nje interviste per "Koha Jone" regjisori i ri i skenes shqiptare Joni Shanaj, rrefen arritjet e filmit "Pharmakon" qe nga premiera e tij ne Tirane, sfide e tij si regjisor por edhe si perfaqesues i Shqiperise ne garen "Oscar", luften e brezave si dhe projektet ne vazhdim. Ashtu si cdo vit bordi i Qendres Kombetare Kinematografike ka marre vendimin, qe kete radhe ka qene teresisht i lehte. Pjesemarrja ne "Oskar", pervec faktit qe produksioni duhet te jete shqiptar ne teresine e elementeve, ka edhe si kriter shfaqjen e filmit ne kinema nga tetori i vitit 2011 deri ne shtator te ketij viti. Ne kete hark kohor, filmi "Pharmakon" i Joni Shanajt ka qene i vetmi qe i eshte prezantuar publikut. "Pharmakon", nje prodhim i "Zig Zag-Film", qe ka synuar te trajtojne luften per dominim mes brezave, por edhe fenomenin e korrupsionit, ka ne rolet kryesore Olta Gixharin (infermierja Sara), Kastro Zison (ne rolin e Brankos) dhe Niko Kanxheri ne rolin e doktorit, i ati i Brankos.

Kinemaja shqiptare eshte nje grimce e vogel ne mes te gares "Oscar". Mendoni se eshte nje sfide ne radhe te pare per kinemane shqiptare dhe ne radhe te dyte per ju si regjisor i ketij filmi?

Filmi "Pharmakon" nuk eshte filmi i pare qe shkon ne kete gare apo konkurrim! Kemi patur edhe disa filma te tjere vitet e shkuara dhe besoj kjo do te vleje edhe per te ardhmen, rendesi ka te prezantohemi me dinjitet.

Cfare pritet dhe sa e mundur te duket prekja e kesaj endrre per ty si regjisor dhe skenarist i ri?

Po flasim shume per kete pune qe nuk perben me lajm ne kohen kur, si regjisor dhe skenarist i ri jam bere cope ne te gjithe frontet te sjell dicka tek kjo shoqeri ku jetoj dhe kam nje pozicionim te qarte te cilin e kam shprehur. Cfare ne thame atje, si une dhe aktori Niko Kanxheri jane me te rendesishme per ne sesa nje diskutim spekulativ per punen e "Oscarit" i cili eshte nje aktivitet qe zhvillohet nga te tjere njerez jo une. Ajo per cfare une mund te flas, eshte per punen qe kam bere te tjerat jane ceshtje teknike.

"Pharmakon" trajton historine e dashurise mes dy te rinjve duke i bashkengjitur dhe shume tema te aktualitetit shqiptar. Pse je ndikuar nga kjo fryme?

Nuk ka shume tema "Pharmakon" perkundrazi. E gjithe kritika e specializuar boterore qe nga Montreali ne Tokyo, nga Berlini, Kana etj, ku filmi ka qene dhe ka marre vleresime maksimale, flas ketu per kritiken jo per konjukturat e tjera, e vleresojne filmin sepse nuk ka shume tema, por nje.

Sa vend ze femra dhe realiteti shqiptare ku ajo jeton. Keni dashur te jepni ndonje mesazh specifik?

Patjeter! Me ka ardhur sinqerisht keq qe ka patur ndonje gazetare kulture ketu qe ndoshta per fatkeqesi te vet e ka gjetur veten te pajtuar me ate qe une perpiqem te luftoj. Ndoshta ka disa njerez qe jane pajtuar me fatkeqesine e tyre dhe te gjithe vendit tone ne forma nga me te erretat. Sidoqofte "Pharmakon" eshte nje film qe ne radhe te pare i dedikohet vajzave dhe grave te ketij vendi te cilat ne cdo rrethane te jene heroina ne kete vend cinik dhe patriarkal ku ato goditen me shume se kushdo tjeter. Me gjithe kete, ne rast se ne keto vjet kemi arritur ndonje zhvillim, jam i bindur se kjo eshte fal sakrificave dhe dashurise se tyre.

"Pharmakon" pati kritikat e tij si nje film i realizuar deri diku ne skenar dhe hapesire interpretuese, ne rolet e personazheve apo te rejat qe solli. Po cilet jane ato element qe e bene te vecante kete film?

Per kete do te ishte mire te intervistonit Mark Cousins, anetarin me te kualifikuar te jurise qe ishte ne Tirane. Marku, te cilin nuk e kisha takuar kurre me pare e as perpara shfaqjes se filmit, sapo filmi perfundoi me tregoi nje entuziazem te jashtezakonshem. Te njejten gje mund ta tregoj dhe Qendra Kombetare e Kinematografise mbi pershtypjet e eksperteve te "Cannes" apo "Berlinit" ku filmi yne u perzgjodh si i vetmi film nder 40 te tjere nga te gjithe vendet e Ballkanit. Pra, vetem "Pharmakon" ka kaluar fazen e pre-selektimit ne Festivalin e Berlinit dhe Kanes 2012 nder 30 filma te Sllovenise, Kroacise, Bosnjes, Kroacise, Maqedonise, Malit te Zi, Serbise, Kosoves dhe Shqiperise.

Filmi eshte me shume i gjinise psiko-analitike....?

Nuk mund te them se eshte i nje gjinie te tille, por eshte e vertete qe nje nga qellimet e mia eshte te ndikoj shikuesin ne forme koshiente dhe subkoshiente per ta nxitur drejt progresit dhe emancipimit ne teresi. Ketu mbase kemi nje pike takimi me psiko-analizen.

Pas kritikave pozitive filmi eshte ftuar te marre pjese ne disa festivale nderkombetare. Ju thoni se keni refuzuar disa. Pse?

Ka disa rregulla ne keto kompeticione. Festivalet e medha kerkojne ne pergjithesi eksluzivitet, pra te pakten premiere nderkombetare. Tani jemi te konfirmuar dhe jemi ftuar zyrtarisht te marrim pjese ne festivalin e "Goteborgut" qe eshte festivali me i rendesishem ne bote per mua. Sidoqofte, me pare sic jua thashe kemi qene ne diskutimin final per pjesemarrje ne Berlin, Kane dhe se fundmi ne Tokyo. Per te respektuar pjesemarrjen ne keto festivale jemi detyruar te refuzojme disa me te vegjel, jo se nuk i respektojme, por do te kishim djegur shanset e pjesemarrjeve ne festivalet kryesore. Deri tani prej festivalit te Lucerne kemi nje "Award of Merit" edhe pse nuk morem pjese ne festival. Jemi ftuar nga festivali i Montrealit qe eshte nje nga festivalet me te medhenj ne Ameriken veriore direkt pas Torontos, por u detyruam te refuzonim pasi ishin ne negociate me nje festival tjeter qe kerkonte ekskluzivitet. Ne bote ka rreth 2000 festivale dhe nuk eshte e rendesishme ne sa shkon me numer, por ne cilet shkon ne raport me cilesine.

"Pharmakon" ju solli fat, momentalisht keni menduar te punoni per ndonje projekt te ri?

Nuk di nese me ka sjelle fat ende, por shpresoj te punoj se shpejti me nje film te ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›