Dhjete vjet pa investime, rikonstruktohen cerdhet 47 e 50 Luljeta Ndoka
Ashtu sic edhe kishte premtuar, Bashkia e Tiranes ka nisur pune per rikonstruksionin e dy cerdheve te tjera ne kryeqytet, per t'i shnderruar ato ne cerdhe me te gjitha kushtet normale per qendrimin e te vegjelve nga 0-3 vjec. Keshtu, gjate ceremonise se nisjes se nisjes se punimeve ne cerdhet 47 e 50, kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha garantoi, se investimi ne cerdhet e kryeqytetit do te jete i qendrueshem dhe afatgjate. Kryebashkiaku u shpreh i vendosur per te tejkaluar shpejt kete situate aspak normale ne cerdhet e kryeqytetit. "Bashkia me buxhetin e vet, te arrije te tejkaloje kete prapambetje te madhe, sa i perket standardit te cerdheve ne kryeqytet. Duke u kerkuar edhe njehere ndjese per standardin e munguar ne kete dekade te fundit, dua te siguroj prinderit e sotem dhe ata te ardhshem, qe sistemi i cerdheve ne Tirane do te kete te gjithe parametrat moderne, qe i takojne nje vendi anetar te BE, ne termoizolim, ne ngrohje, ne shtrimin e ambienteve me materiale te pershtatshme per femije si dhe ne dhenien e atyre kushteve qe sot jane normalitete ne shumicen derrmuese te shtepive te kryeqytetit, si per shembull tharja me aparatura dhe jo me tela, sic ndodh aktualisht ne ne cerdhet e kryeqytetit", u shpreh Kryebashkiaku Basha. Ai tha se investimet e fundit ne sistemin e cerdheve jane regjistruar ne vitet 2002-2003, po qe nuk i dhane zgjidhje problemeve si ngrohja, termoizolimi, izolimi nga lageshtira, krijimi i ambienteve te pershtatshme apo ambientet per edukatoret, nyjat sanitare te standardeve normale. Pavaresisht nderhyrjeve para 10 vitesh, sipas kryebashkiakut Lulzim Basha, ne cerdhe eshte serish modeli i banjave "alla turka". "Prej kesaj periudhe (2002-2003), ne cerdhet e kryeqytetit nuk eshte vene dore. Jo vetem kaq, por nuk ka pasur as projekte te gatshme dhe kjo eshte arsyeja se pse ne jemi te vendosur qe ta kthejme kete ne nje prioritet absolut per Bashkine, ne menyre qe brenda vitit te ardhshem, te gjithe cerdhet ekzistuese te kene te zgjidhur totalisht paketen e ndryshimit, paketen e rinovimit, duke perfshire edhe aparatura moderne larese dhe tharese, pra duke shmangur praktika te cilat i mbaj mend qe kur kam qene vete ne cerdhe", tha kryebashkiaku. Sipas tij, nje tjeter risi eshte edhe sistemi i ngrohjes, i cili, si ne cdo institucion publik ka qene i varur nga karburanti, nga tenderet e karburantit dhe nga harxhimet e kontrolluara apo te pakontrolluara. "Kthimi ne ngrohjen me peleta, jo vetem qe eshte nje hap perpara ne drejtim te Tiranes se gjelber, pra perdorimit te materialeve te ricikluara, por eshte njekohesisht nje material me kosto me te ulet (kostoja eshte sa gjysma e kostos se perdorur apo harxhuar deri tani nepermjet karburantit) dhe eshte nje material i cili perdoret ekskluzivisht per institucionet publike, pra qe nuk mund t'i nderrohet lehte destinacioni", theksoi kreu i Bashkise Lulzim Basha.