Olldashi: Tirane-Elbasan hapet brenda afatit, ne pranvere
Rruga Tirane-Elbasan do te jete e hapur per trafikun ne fund te pranveres se vitit te ardhshem. Deklaraten e beri dje ministri i Transporteve dhe Puneve Publike Sokol Olldashi, gjate inspektimit te punimeve te kryera deri tani per kete projekt madheshtor. Olldashi tha se punimet vijojne me ritme te kenaqshme dhe se fundin e pranveres se vitit te ardhshem, rruga do te hapet per trafikun. Ministri nenvizoi se veprat e artit ne autostrade, jane edhe pika me kritike e projektit. "Vazhdojme te jemi optimiste qe kalendari do te respektohet ne te gjitha detajet e parashikuara deri tani dhe qe ne do te arrime ate qe kemi objektiv kryesor, qe rruga ne fund te pranveres te hapet dhe te jete e pershkrueshme ne te gjithe gjatesine e saj nga Tirana deri ne Elbasan. Realizimi i ketij pikesynimi, i jep forme keshtu njeres nga veprave me madhore te infrastruktures se vendit, autostrades Tirane -Elbasan, filleses se Korridorit 8, por edhe njerit prej segmenteve me te rendesishme per te lidhur qendren, kryeqytetin e vendit me te gjithe pjesen Qendrore dhe Juglindore te Shqiperise", u shpreh Olldashi. Sikurse behet e ditur, ne te dy segmentet perpara dhe pas tunelit, ne drejtim te Tiranes dhe Elbasanit, volumi i punimeve te realizuara ka arritur ne 32 dhe 33 per qind, nderkohe qe ne tunel po vazhdohet me shtresen e brendshme te betonit, me ritem prej 50 m dite, paralelisht me instalimet e sistemeve te ndricimit. Projekti ka pasur parasysh qe te lidhe dy qendrat e medha te vendit, pra te kryeqytetit me qytetin e Elbasanit, nje nga qytetet kryesore qofte per sa i perket numrit te popullsise, qofte sa i perket peshes ekonomike por edhe peshes kulturore qe ka per Shqiperine. Si pjese e Boshtit te Jugut rruga Tirane - Elbasan ne rradhe te pare i intereson Elbasanit, por ka te njejtin perfitim edhe per akset e tjera rrugore ne ndertim apo te ndertuar tashme sikurse eshte aksi qe shkon drejt juglindjes si Librazhdi, Perrenjasi, Pogradeci, Korca, Erseka, por edhe si pjese e qenesishme e Boshtit te Jugut qe do te lidhe per tej Elbasanit: Belshin, Kucoven, Beratin per te dale ne Luftinje dhe per t'u kryqezuar me rrugen Tepelene - Gjirokaster. Investimi me i rendesishem i kesaj rruge eshte tuneli, me nje gjatesi prej rreth 2,4 km, i ngjashem me tunelin e Bolzanos ne Itali. Shpejtesia e udhetimit do te shkoje nga 100 ne 120 km ne ore. Por bashke me kete segment, qeveria ka ne plan te mbylle brenda 4 vitesh gjithe Boshtin rrugor te Jugut.
Disa nga parametrat kryesor te rruges jane:
Shpejtesia e projektimit eshte 100-120 km/h
Gjeresia e nje vije kalimi eshte 3.75 m
Gjatesia e rruges ne mbushje 18.5 km
Gjatesia e rruges ne germim 17.4 km
Gjatesia totale e viadukteve 4.65 km
Gjatesia totale e tuneli per te dy tubat 4.3 km
Numri i mbikalimeve 7
Numri i nenkalimeve 4
Numri i viadukteve 21
Numri i kryqezimeve ne disnivel 3
Disa nga parametrat kryesor te rruges jane:
Shpejtesia e projektimit eshte 100-120 km/h
Gjeresia e nje vije kalimi eshte 3.75 m
Gjatesia e rruges ne mbushje 18.5 km
Gjatesia e rruges ne germim 17.4 km
Gjatesia totale e viadukteve 4.65 km
Gjatesia totale e tuneli per te dy tubat 4.3 km
Numri i mbikalimeve 7
Numri i nenkalimeve 4
Numri i viadukteve 21
Numri i kryqezimeve ne disnivel 3