E Diel, 1 Nëntor 2026

Thereska: Diagnozat e gabuara, mjeket te kene kujdes Luljeta Ndoka

Pacientet vuajne ende pasaktesite ne vendosjen e diagnozave. Edhe ne pavijonin e Nefrologjise, ne QSUT, sipas shefit te ketij sherbimi, Nestor Tereska nga mjeket e rretheve apo nga ata te paresorit vijne paciente, te cilet nuk u eshte vendosur diagnoza e sakte per semundjet. Vite me pare sipas tij shumica e diagnozave vendoseshin vetem nga specialistet e Qendres Spitalore Universitare e Tiranes "Nene Terezea", pasi ka patur mungese specialistesh e aparaturash neper poliklinika dhe ne spitalet e rretheve. Thereska shton se ky fenomen edhe pse eshte zbehur, nuk duhet te ekzistoje fare. "Mjeket e rretheve shpeshhere nxitohen ne dergimin e te semurit menjehere ne spitalin qendror te Tiranes sepse sot nje pjese e madhe e tyre kane ne dore ekzaminimet radiologjike, kane skanere. Duhet te jene mjeket me te vemendshem"- tha Thereska. Sipas shefit te Sherbimit te Nefrologjise, eshte shume e domosdoshme qe te respektohen protokollet e semundjeve, pasi ne cdo spital tashme jane derguar udhezuesit klinike, te cilet ndihmojne ne vendosjen e diagnozes per cdo semundje me lehte se me pare. "Neper te gjitha rrethet kemi shperndare protokollet e diagnozave, udherrefyesit e mjekimit dhe shumica e tyre e kane ne dore. Qe nga mjeku i familjes duhet te jete pak me i kujdesshem. Ai eshte filtri i pare. Mjeku pediater, mjeku i familjes, jane ata filtrat e pare qe mund te ndihmojne edhe ne bashkepunim me specialistin per vendosjen e nje diagnoze te sakte", thote Thereska. Nga ana tjeter, ai e konsideron te gabuar edhe marrjen e sherbimit te hemodializes te pacienteve te rretheve vetem ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Sipas nefrologut Thereska, ne disa rrethe eshte vendosur sherbimi i dializes. Ndaj ai i keshillon mjeket e rretheve qe t'i trajtojne pacientet ne spitalet me te aferta. Ne Shqiperi ende nuk ka statistika per numrin e vdekjeve si pasoje e diagnozave te gabuara, por ne disa vende evropine, shifra mesatare e te vdekurve ne nje vit, si pasoje e ketyre lloj diagnozash, eshte rreth 1 mije. Keshtu, diagnozat e gabuara, barerat e pershkruara gabimisht, trajtimi i deshtuar sjellin vdekjen e nje numri aq te madh te njerezve sa vdekjet ne trafik, ato nga gripi dhe nga AIDS-i te marra se bashku. Ndonese pergjegjesia kryesore per sigurine bie mbi personelin mjekesor te spitaleve, edhe pacientet duhet te japin kontributin e tyre ne kete drejtim.

ISKSH pagoi gabimet e mjekeve

Para pak kohesh, plot 31 milione leke te reja u paguan nga buxheti i spitaleve per diagnozat e gabuara, te cilat iu dhane pacienteve te mjekuar gabim. Ne kohen kur ndodhi kjo, drejtoresha e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana, beri te ditur se duhet te marre fund praktika qe spitali te paguaje per gabimet mjekesore. Ajo sugjeroi nderhyrjen ne legjislacion, duke e siguruar profesionin e mjekut, ne menyre qe te jete ai vete qe paguan per demin e shkaktuar, ne cdo rrethane. Sugjerimi erdhi ne kohen kur tre raste, 2 ne qytetin e Vlores dhe 1 ne qytetin e Lushnjes, u paguan nga buxhetet e spitaleve, per shkak te pakujdesise se mjekeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›