E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratimi i 3 ligjeve, Topalli: Vendi pret opoziten Eva Gjura

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka riperseritur serish dje ftesen ndaj opozites per te votuar tre ligjet, qe kerkon Komisioni Evropian, per te mos bllokuar marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Ftesa e kryeparlamentares ka ardhur gjate takimit qe ajo ka zhvilluar me nxenes dhe studente te te gjithe Shqiperise ne sallen e Kuvendit, me rastin e aktiviteteve qe po zhvillohen nga Parlamenti per 100 vjetorin e Pavaresise. "Ky eshte nje vend qe ka pasur nje histori shume te veshtire, por qe sot, fale reformave te guximshme eshte anetar ne NATO, vend qe ka bere mundur heqjen e vizave qe qytetaret te levizin te lire ne Europe, qe ka bere te mundur rritje ekonomike pa rene ne recesion pavaresisht krizes globale, vend qe tashme pret voten e opozites per 3 ligjet e integrimit ne menyre qe te marrim statusin e vendit kandidat e te pershpejtojme hapat drejt anetaresimit te plote ne familjen europiane", eshte shprehur kryeparlamentarja Topalli. Duke u ndalur tek vizita e nxenesve qe kane bere ne sallen e Kuvendit, Topalli tha se, "kjo vizite e nxenesve, ne tribunen e demokracise, ne shtepine e te gjithe shqiptareve, merr nje kuptim te vecante ne kete vit historik te 100 viteve te Pavaresise se Shqiperise". Gjate bisedes me nxenesit, Kryetarja e Kuvendit ndau me ta refleksione mbi 100 vitet e shtetit shqiptar, duke theksuar se ky ka qene nje shekull i veshtire, nje rruge e trazuar gjate te ciles shqiptaret kane kaluar dy luftera boterore, pastaj nje gjysem shekulli nen diktaturen komuniste. Topalli vuri ne dukje se, Shqiperia eshte vendi qe fale perpjekjeve te vazhdueshme dhe punes se jashtezakonshme arriti te rekuperoje shekuj te tere gjate te cileve ora e historise ishte ndalur. Me tej, Kryetarja e Kuvendit theksoi se, eshte shume e rendesishme qe shqiptaret, vecanerisht te rinjte ta njohin historine e tyre ashtu sic eshte, me te gjitha te vertetat dhe dritehijet e saj, per te kuptuar me mire cfare duhet te projektojne ne te ardhmen. "Une, - tha kryeparlamentarja -, kam nje optimizem te madh se ky vend ne vitet e ardhshme do te behet edhe me i bukur, edhe me i zhvilluar, dhe me prosperitet edhe me te madh". Gjate ketyre diteve te nentorit kryeparlamentaraja Topalli dhe parlamenti shqiptare kane organizuar nje mori aktivitetesh ne kujtim te figurave dhe ngjarjeve historike te cilat kane lene gjurmet e tyre ne 100 vite shtet, nga dita e shpalljes se pavaresise e deri me sot. Aktivitet do te vijojne per te kulmuar me 28 nentorin qe eshte edhe dita kur Shqiperia para 100 viteve u shpall shtet i pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›