E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testamenti i kamikazit

Në një video-testament të lëshuar nga al Jazira, Humam al-Balawi, kamikazi jordanez që më 30 dhjetor shkaktoi një masakër kundër agjentëve të CIA-s në Afganistan, pohoi sulmin dhe e quajti atë si një hakmarrje kundër vrasjes së ish-liderit të talebanëve pakistanezë, kundër shërbimeve sekrete jordaneze dhe amerikane. Disa orë pas transmetimit të filmimit, babai i atentatorit ka konfirmuar nga Amman, që burri me mjekër, me uniformë ushtarake dhe me armë në dorë që shfaqet në video, është djali i tij. Është hera e parë që familjarët e Balawi-t, njohin atë si autorin e sulmit vrasës. Al-Balawi, një agjent i dyfishtë i shërbimeve sekrete amerikane dhe jordaneze dhe të al Qaida-s, premton në “testament” se do të hakmerret për vdekjen e Baitullah Mehsud, që u vra nga një raketë amerikane në gusht të 2009-ës dhe siguron që ka refuzuar “milionat e dollarëve” të ofruara nga CIA dhe nga shërbimet jordaneze. “I themi emrit tonë Baitullah Mehsud që nuk do ta harrojmë kurrë gjakun e tij. Është detyra jonë të hakmerremi ndaj Amerikës dhe jashtë saj”, - thotë kamikazi, 28-vjeçar me profesionin mjek, që shfaqet i ulur poshtë një mbulese të zezë me tekstin e profesionit të besimit mysliman. Në krah të tij, shihet një burrë me rroba civile që mban një armë automatike dhe ka veshur, ashtu si jordanezi, një shami tradicionale afgane. Burri, sipas qendrës së vëzhgimit të web-ve islamike IntelCenter, është Hakimullah Mehsud, zëvendësuesi i Baitullah Mehsud, që është kryetari i talebanëve pakistanezë. IntelCenter shpjegon se videoja është xhiruar nga lëvizjet e talebanëve në Pakistan, që bën pjesë në rrjetin e organizatës terroriste al Qaida. Pas kërkesave, si nga ana e talebanëve afganë, po ashtu dhe nga Al Qaida, atentati vrasës i datës 30 dhjetor kundër bazës së CIA-s në Khost, që i kushtoi jetën shtatë agjentëve amerikanë dhe një zyrtari jordanez, prania e Hakimullah Mehsud në video dëshmon përfshirjen e talebanëve pakistanezë në sulm. “Është një mesazh për armiqtë e kombeve (islamike): shërbimeve sekrete jordaneze dhe CIA-s. Luftëtarët e Zotit nuk venë asnjëherë në dyshim fenë e tyre përpara shantazhit dhe të cilën nuk e mohojnë në asnjë rast, edhe nëse i ofrojnë diellin në njërën dorë dhe hënën në tjetrën”, - thotë më tej jordanezi në mesazhin video, që duket si aluzion, për gjendjen e tij si një agjent i dyfishtë i shërbimeve amerikane dhe jordaneze dhe të al Qaida-s. Sipas transmetuesit amerikan NBC, atentatori i ri ka qenë i regjistruar më parë në shërbimet e sigurisë jordaneze dhe është ftuar në Afganistan me qëllimin që t’i afrohej numrit dy të al Qaida-s, Ayman al Zawahiri. “Jam i sigurt që është ai, doktor Humam al Blawi”, - ka thënë, disa orë pas transmetimit të video-s, babai i kamikazit, Khalil al Balawi. “Shtypja, arroganca dhe gjuha amerikane kanë transformuar djalin tim nga një mjek në një individ që merret me shërbimet e inteligjencës dhe për këtë fajësojë amerikanët përpara Zotit”, - ka shtuar më tej babai i kamikazit Balawi, farmacist në qytezën Zarqa, në lindje të Amman.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›