E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvis Presley mbush 75 vjet

Temperaturat minus 11 gradë nuk i kanë penguar fansat miqtë, dhe të ftuarit që të merrnin pjese në aktivitetet e rastit dhe të këndonin këngë të Presley si “ "That's All Right," "Aloha, Hawai," "Viva Las Vegas" dhe "Dixie." Fansat morën pjesë në një mbrëmje të organizuar nga ish gruaja e Presley, Priscilla, vajza e tij Lisa Mari dhe dy fëmijët e saj. Elvis Presley vdiq 33 vite më parë në 1977 si pasojë e një infarkti në moshën 42 vjeçare.

Priscilla Presley, ish gruaja e Elvisit ka dhenë një intervistë të veçantë me rastin e 75 vjetorit të lindjes së tij. Ajo u divorcua nga Elvis në 1972, por mbeti mike e afërt me të deri në vdekjen e tij në 1977. Priscilla u njoh me Elvisin në gjermani ku i ati i saj shërbente në ushtri. Ajo ishte 14 vjeç dhe Elvis 19 vjeç atë kohë. Më pas Priscilla u kthye në SHBA dhe u martuan kur ajo ishte 17 vjeç ndërsa ai 22.

Ajo nuk ka dalë shpesh në media këto kohë por në një intervistë për 75 vjetorin e lindjes se tij ajo ka thënë:
‘Shpesh shoh pas për atë qe ai ka dhënë, ka ndryshuar kulturën dhe muzikën… AI ishte më i madh se jeta”- tha Priscilla e cila është kujdesur për pronat dhe për gjithë trashëgiminë e Presley duke drejtuar sot një biznes fitimprurës ‘Elvis Presley Enterprises’ që vjel mijëra dollarë nga fansat e Presley.

Të ardhurat që vijnë në Graceland vetëm nga turistët e fansat që adhurojnë Presley, përfshi dhe 600 mijë vizitoret e përvitshëm që paguajnë, arritën ne 55 milionë dollarë në 2009. Elvis Presley është ndër personalitet e vdekur qe fitojnë më shumë para, por vitin e shkuar Michael Jackson e tejkaloi këtë rekord.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›