Jonida lë shtëpinë e "Big Brother"
Jonida ka lënë dje aventurën njëmujore brenda shtëpisë së madhe të "Big Brother". Vajza që ka studiuar gazetari nga Tirana, edhe pse hyri dy muaj më pas në shtëpi, mundi të përshtatej shumë mirë me banorët. "Ndjehem shumë mirë që mora pjesë në ‘Big Brother‘. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, të cilën s‘do ta harroj asnjëherë", u shpreh ajo pas daljes nga shtëpia. Nuk ishte vetëm një banor që do t‘i mungonte më shumë Jonidës, por çdo cep i shtëpisë, tha ajo. Pavarësisht se ndajnë vetëm 5 ditë nga mbrëmja finale, për Jonidën kjo ishte mbrëmja finale. Kështu u shpreh ajo e pyetur nga Arbana se si ndihej para se të shpallej se cili nga banorët, ajo apo Poli, do të linte shtëpinë.
Jonida do të mbahet mend për të qeshurën e saj në shtëpi, dhe për mënyrën sesi u përshtat me të gjithë banorët. Kohët e fundit brenda shtëpisë ajo kishte filluar të shkëmbente ngacmime me Arbrin, të cilat nuk e kaluan asnjëherë cakun dhe të pranoheshin nga të dy palët.
Me daljen e Jonidës, Poli i bashkohet grupit tjetër të banorëve, Olsit, Najadës, Astritit dhe Arbrit, që mbetën për në finalen e madhe të 1 qershorit.
Fakti që nuk doli nga shtëpia ishte shumë i rëndësishëm për Polin, që pasi kishte kaluar gati tre muaj brenda shtëpisë, do të donte të shkonte deri në finale, dhe pse jashtë dyerve të shtëpisë, ashtu siç u shpreh, e prisnin gjëra të bukura, siç janë familja, miqtë dhe Ina.
Tashmë na ndajnë vetëm disa ditë nga mbrëmja e madhe finale e "Big Brother", e cila do të zhvillohet të dielën, më 1 qershor. Për banorët e mbetur, kjo javë është java e fundit brenda shtëpisë ku kaluan gati tre muaj.
Spektakli
Spektakli i mbrëmshëm nisi me një minutë heshtje në shenjë respekti ndaj njeriut që bëri të mundur këtë projekt të madh, siç është "Big Brother", presidentit të ndjerë të "Top Medias", Dritan Hoxha.
Nuk është vetëm ky spektakël një ide e Dritan Hoxhës, por dhjetëra projekte të tjera që sollën një frymë të re në jetën shqiptare.
Në studio kanë qenë të ftuar opinionisti Armand Peza dhe gazetarja Zefina Hasani.
Dorina, banorja e dhjetë e larguar nga shtëpia e "Big Brother", ka treguar eksperiencën e saj jashtë shtëpisë. E pyetur nga Arbana se përse Jonida qëndroi në shtëpi më shumë se ajo, Dorina është shprehur: "Nuk kam një ide fikse, por mendoj se Jonida arriti të bënte miq, kurse mua më panë si armike dhe më sulmuan. Ndoshta si rivale".
Spektakli i mbrëmshëm ka qenë më i shkurtër në format. Tashmë gjithë vëmendja do të përqendrohet te dita e diel, ku pas gati tre muajsh aventurë do të mësojmë se cili është fituesi i spektaklit të parë, "Big Brother Albania".
Sigurisht që spektakli i së dielës do të jetë një spektakël i gjatë, i mbushur plot surpriza.