E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonida, me shumë ritëm

Pas ardhjes në jetë të djalit të saj Dan, në fund të vitit 2011, Jonida Maliqi bëri një pauzë në muzikë, për t’u rikthyer në një stil energjik dhe shumë ritmik. .

Këngëtarja po përgatitet për dalje të re në muzikë, që është bashkëpunim me Dj Blunt & Real 1.Kënga audio tashmë është realizuar dhe brenda disa javësh fillon edhe seti i xhirimeve për videoklipin.

Duket një kombinim interesant ky i Jonidës me Dj Blunt, i cili prej shumë vitesh qëndron në krye të industrisë së muzikës hip-hop, me realizimin e  hiteve, si: “Classy” dhe “A po don kesh”.  Këtë vit ka qenë shumë i pranishëm dhe i preferuar në Shqipëri,  së bashku me Real 1, i cili shquhet për atmosferën e veçantë që krijon në skenë, atmosferë që pritet ta shohim edhe në klipin me Jonidën. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›