Kapllani bëhet gati ti japë fund tersit

Një gjë e tillë është bërë e njohur në një analizë të botuar në faqet e revistës prestigjioze sportive gjermane “Kicker”, e cila theksonte se futbollisti shqiptar, i cili ishte edhe një nga heronjtë e ngjitjes së këtij ekipi në Bundesligë, aktualisht po vuan krizën e mungesës së golave.
Sipas “Kicker”-it, në dhjetë ndeshje të luajtura në këtë sezon, Kapllani nuk ka shënuar gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist. Këmbëngulja për të arritur me patjetër golin, duket se ka nervozuar disi shqiptarin, i cili në sezonin e fundit në Bundesliga 2 (2006-2007) mundi të shënonte 17 gola.
Takimin e radhës Karlsruhe do ta luajë në Berlin ndaj Hertës, shihet edhe si një shans i mirë që Kapllani të zhbllokohet. “E ndjej se po luaj më mirë, edhe sistemi me dy sulmues po më përshtatet. Ajo që më mundon dhe më mungon, është thjesht një gol”, ka thënë Kapllani për revistën gjermane.
Kundër Verder Bremen, Karlsruhe fitoi duke e ruajtur të paprekur portën, ndërsa Kapllanit vetëm fati i mohoi golin. Paraqitja e deritanishme rrezikon të shtojë emrin e shqiptarit në listën e kandidatëve të mundshëm për t’u larguar nga skuadra në merkaton e janarit, por megjithatë ai beson se shumë shpejt do të vijë edhe momenti i tij.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code