E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Arjan Beqaj, rikthimi në 2009-ën

Dëmtohet sërish Arjan Beqaj, portieri shqiptar i qipriotëve të Anorthosis Farmagusta dhe i Kombëtares kuqezi.

 Lajmi është bërë i njohur nga mediat e ishullit të Afërditës, të cilat theksojnë se gardiani i portës ka pësuar një dëmtim në gju, i cili rrezikon ta lërë jashtë fushave të futbollit deri në fund të vitit 2008.

Dëmtimi është thuajse i njëjtë me atë të pësuar vetëm pak kohë më parë, i cili e mbajti larg fushave të futbollit për rreth një muaj.

Menjëherë pas rikuperimit, portieri shqiptar u rikthye në fushë më datën 25 nëntor. Por në takimin e së martës, të vlefshëm për ndeshjet e fundit në grup në Champions League, Panathinaikos-Anorthosis 1-0, Beqaj u dëmtua sërish dhe u detyrua të linte fushën e lojës pas 45 minutave lojë.

Dëmtimi pritet ta lërë për të paktën tri javë larg skuadrës dhe mendohet se do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer vetëm në vitin 2009. Për atë pjesë të luajtur ndaj Panathinaikosit ishte një ndër më të mirët në fushë.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›