Qato:"Jam optimist për fitoren e ndeshjes ndaj Estrada-s"
Në një linjë telefonike nga Londra për "Ora Sport" boksieri Kreshnik Qato foli për sfidën e tij me boksierin amerikan David Estrada.Qato u shpreh se ka më shumë se 7 javë që përgatitet, pasi ndeshjen amerikane e konsideron ambicie të madhe. "Nuk më emocionon fakti që do ndeshem në SHBA, por përgjegjësia që kam marrë në realizmin e kësaj ndeshje si dhe përgjegjësia që kam ndaj promotorit tim Ylli Ndroqi i cili më ka besuar këtë sfidë", u shpreh ai. Kreshnik Qato theksoi se më në fund do shkojë në SHBA imazhi i boksit profesionist shqiptar."Jam optimist për ndeshjen, edhe pse kundërshtari është boksier i fortë, e ndej veten në gjendje shumë të mirë fizike",shtoi boksieri. Ndeshja mes boksierit Kreshnik Qato dhe David Estrada do të zhvillohet në 20 dhjetor në SHBA.