Jordanezët kërkojnë reforma

Protesta ishte organizuar nga Vëllazëria Myslimanë dhe opozita e majtë dhe sipas tyre pjesëmarrësit kanë qenë rreth 50 mijë.
Protesta është mbajtur gjithashtu një ditë pas vendimit të mbretit Abdullah për të shpërbërë parlamentin dhe për të mbajtur zgjedhje të parakohshme.
Bëhet fjalë për tubimin më të madh protestuese që nga nisja vitin e kaluar të demonstratave të përjavshme, që përsëriten pothuajse çdo të premte.
Krahu politik i Vëllazërisë Myslimane, Fronti Islamik i Veprimit, kërkon ndryshimin e Kushtetutës së vendit. Ky grup deklaroi se do të bojkotojë zgjedhjet, derisa sistemi politik i vendit të rinovohet, thënë më qartë, që kryeministri të zgjidhet dhe jo të caktohet nga mbreti.
Sipas këtij grupi, përpjekjet e deritanishme të mbretit Abdullah për reforma nuk kanë dhënë asnjë rezultat.