Arsenali fiton ‘derbin’ e Londrës

Arsenali ka arritur fitore në udhëtim te West Hamit në xhiron e shtatë të Premier Ligës angleze.
Skuadra e Arsene Wengerit ishte duke barazuar 1:1 deri dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt. Në këtë moment në skenë del Theo Walcott për ta ngritur epërsinë, ndërsa tre minuta më pas, konkretisht në minutën e 83’, Walcott asistoi për Cazorlan i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1.
Të parët në epërsi kanë kaluar nikoqirët ku Diame shënoi në minutën e 21’. Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë, Giroud shënoi për ta barazuar rezultatin në 1:1
Pas kësaj fitore, ‘topçinjtë’ kanë grumbulluar 12 pikë dhe renditen aktualisht në vendin e pestë, kurse West Ham kalon në pozitën e tetë me 11 pikë, transmeton ORAinfo