Jordani festohet me protesta 64 vjetori i pavaresise
Me qindra jordanezë janë mbledhur në qendër të Amanit në mbështetje të Mbretit Abdullah, në ditën kur vendi feston 64 vjetorin e pavarësisë. Jordanezët me flamuj në duar dhe parulla kanë shprehur kështu mbështetjen e tyre ndaj mbretit Abdullah I cili kohët e fundit ka qenë nën presion për të implementuar reforma politike dhe ekonomike. Por ka dhe nga ata të cilët u bëjnë thirrje opozitës në vend që tu japin fund protestave në rrugë dhe ta lejojnë mbretin që të vazhdojë me disa ndryshime. Opozita e udhëhequr nga lëvizja islamike, ka shkaktuar tension ndërmjet Jordanisë, Tunizisë dhe Egjiptit duke I kërkuar Mbretit Abdullah për të shpërndarë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në vend sipas ligjit electoral në vend. Qeveria aktuale e cila ndodhet nën drektimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, vitin e kaluar ka ndërmarrë redormat e para në shkurtimin e buxhetit, gjë që e ka vazhduar edhe këtë vit. Një nga vendimet ëshët dhe rrittja e cmimit të karburantit, që ka shkaktuar zemërim dhe ragime të ashpra nga ana e opozitës, e cila fajëson qeveritë e mëparshme për politika të këqija fiskale dhe që e kanë cuar vendin në nëj situatë të vështirë ekonomike. Aktivistët thonë se shitja e aseteve shtetërore tek investitorët e huaj dekadën e kaluar ka pasuruar bizneset në vend dhe elitën e politikës por nuk ka bërë asgjë për njerëzit e varfër.