E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlin festohen Karnavalet e Kultures

Qindra mijëra njerëz kanë festuar karnavalet e Kulturës në Berlin me anë të paradave në rrugë. Moti I mirë e ka bërë dhe më të ndezuar atmosferën e këtij evenimenti të përvitshëm. Policia nuk ka pasur mundësi të thotë numrin e saktë të njerëzve që kanë marrë pjesë në këto karnavele, përfshirë këtu dhe spektatorët. Por organizatorët në rajonin e Kreuzberg, I cili dallohet dhe për minoritetet e shumta etnike atje, janë shprehur se mund të kenë qenë mbi 1 milionpjesëmarrës. Po sipas tyre kanë qenë rreth 68 grupe me pjesëmarrës nga 70 vende të ndryshme të botës, që kanë performuar ën kërcim, akrobaci dhe muzikë me costume shumëngjyrëshe. Kishte dhe nga ata që vinin për herë të tretë radhazi të cilët u shprehën shumë të kënaqur nga organizimi. Kanavalet e kulturës zgjasin tre ditë dhe konsiderohen si një festë në rrugë, kulmi arrin në paradën e ditës së dielë dhe gjithcka përfundon të hënën e bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›