E Diel, 1 Nëntor 2026

Jordani, pjesëtarë të trupit diplomatik izraelit i shpëtojnë shpërthimit

Tre pjesëtarë të trupit diplomatik izraelit në Jordani i shpëtuan vdekjes kur një bombë shpërtheu të enjten në rrugë pranë makinave të tyre.
Burime zyrtare thanë se shpërthimi rreth orës pesë të kohës lokale në një rrugë që të çon në Allenby Bridge mbi lumin Jordan.
Channel Two i rrjetit televiziv izraelit tha se 3 personat ishin pjesë e stafit diplomatik.
Kanali televiziv bëri të qartë se ambasadori i Izraelit në Jordani Danny Nevo, nuk ishte në makinë gjatë shpërthimit.
Ministri i Informacionit jordanez Nabeel Shareef tha se asnjë person nuk u lëndua nga shpërthimi. Nabeel Shareef tha gjithashtu se Jordania ka hapur një hetim në lidhje me incidentin.
Jordania është një nga vendet e vogla arabe që mban marrëdhënie diplomatike me shtetin hebre të izraelit.
Këto lidhje u ndërtuan në vitin 2000 kur Izraeli goditi një kryengritje të palestinezëve që shpërtheu në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.
Allenby, e njohur si ura e mbretit Hussein shtrihet ndërmjet Ammanit dhe Jeruzalemit, si dhe ndodhet pak kilometra larg Detit të Vdekur në veri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›