Jordania mbështet procesin e njohjeve të Kosovës
PRISHTINË- Jordania mbështet përmbylljen e procesit të njohjeve për Republikën e Kosovës. MPJ kosovare njofton se sot, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Jordanisë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me homologun jordanez, Nasser Judeh, i cili e ka siguruar se Jordania do ta mbështesë Kosovën në çdo fushë.
Ai siguroi se diplomacia jordaneze do të angazhohet edhe më tutje në promovimin e pavarësisë së Kosovës në atë pjesë të botës, duke pasur parasysh se Jordania ka një ndikim shumë të fuqishëm në shtetet që e rrethojnë, disa prej të cilave ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Dy ministrat janë dakorduar që të punohet një plan i veprimit mes dy shteteve dhe të nënshkruhen disa marrëveshje të bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve tona.
(m.a/BalkanWeb)