E Diel, 1 Nëntor 2026

Jordi Socias fotografi spanjoll ekspozitë në Tiranë

Një udhëtim 30-vjeçar nëpër etapat e tranzicionit spanjoll, protagonistë kyç të shoqërisë spanjolle dhe europiane të dekadave të fundit. Një galeri të gjerë situatash sjell fotografi spanjoll Zhordi Sosias, në ekspozitën me titull “Maremagnum”(Mesdheu), çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Rrënjësisht autodidakt si fotograf, Socias sot, editor i “El Pais”, qysh në moshë të re pasi vizitoi Parisin, kish zbuluar ç’do të thoshte jetë e përditshme në liri, subversionin surrealist, sensualitetin e vështrimit, që e ndihmuan në artin e tij. Dali, Borges, Alberto Moravia, Pedro Almodovar, Penelope Kruz, si dhe imazhe nga jeta në Kubë, Pekin, Londër, Barcelonë kanë qenë disa motivet e imazheve të tij, 78 prej të cilave i ka prezantuar në Tiranë.
Jordi Socias Fotograf
“Ajo që më ka interesuar në këto 30 vite karrierë është të jem në ato vende ku njerëzit jetojnë përditësinë. Të jap situatat e ndryshme të jetës në vendin tim, apo vende ku kam udhëtuar. E fotoja bardhë e zi me duket më impresioniste, më shprehëse. Të gjithë personazhet që kam fotografuar janë publikuar përmes punës në gazetë. Unë gjithnjë kam ndërthurur punen time si fotograf dhe editor. E kjo ka qenë gjithnjë shumë e rëndësishme se është editori ai që e drejton vëmendjen për mëse 1 milion lexuesit e gazetës.”
Ekspozita e Zhordi Socias që do të qendrojë deri në mes të muajit nëntor, është aktiviteti i parë që çeli vjeshtën kulturore spanjolle ku morën pjesë edhe Ambasadori spanjoll Montobio dhe ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›