E Shtunë, 31 Tetor 2026

KOKSH bisedime në Lozanë me kreun e CIO

Presidenti i KOKSH-it i zgjedhur në muajin korrik Agim Fagu ka deklaruar se sëbashku me përfaqëuses të Ministrisë së Sporteve janë ftuar në Lozanë në një takim të posaçëm kreun e CIO-s, Zhak Rog. Tema do të jenë marrdhëniet mes dy institucioneve më të larta të sportit në Shqipëri. Vetë shefi i Komitetit Olimpik Shqiptar, Agim Fagu pranoi se ka patur bisedime me drejtuesit e mëparshëm të Ministrisë së Sporteve. Zgjedhjet e rregullta dhe të barabarta të KOKSH-it kanë qenë gjithnjë një kërkesë e Ministrisë së Sporteve që është treguar gjithnjë bashkëpunuese me të dërguarit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›