E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorida Tabaku i përgjigjet Edi Ramës: Integrimi Evropian i Shqipërisë s’varet nga dëshirat tuaja personale

10-06-2011 / Gazeta 55

Selia blu thotë se e ardhmja e vendit është e lidhur me rrugën e ligjit dhe të procesit demokratik 


Partia Demokratike i përgjigjet kërcënimit të Edi Ramës i cili u shpreh përmes një deklarate për shtyp se, vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Tiranën, përcakton të ardhmen e vendit. Dukshëm Rama pozicionet në rrugën e shantazhit dhe presionit politik kundër institucioneve ligjore dhe procesit demokratik. Këshilltarja demokrate në këshillin bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, u shpreh se integrimi Evropian i Shqipërisë nuk varet nga dëshirat personale të Edi Ramës dhe as nga kërcënimet apo presionet politike.


Sipas Tabakut, Kolegji është shprehur dhe ka legjitimuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa lufta politike e Edi Ramës i përket të kaluar, pasi qytetarët duan të ardhmen e vendit.


"Integrimi Europian i Shqipërisë nuk varet nga dëshirat politike të z. Rama. Integrimit Europian të Shqipërisë i shërben ndjekja e procesit ligjor, me qetësi, maturi dhe respekt ndaj ligjit. E ardhmja Europiane e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me rrugën e ligjit dhe procesit demokratik, dhe jo me rrugën e kërcënimeve dhe presionit politik. Kolegji Zgjedhor ka folur dhe vendimi i KQZ ka qenë i ligjshëm. Këto çështje janë zgjidhur. Pse vazhdon ende z. Rama të spekulojë për këtë temë?


Tentativat e z. Rama për të sabotuar demokracinë shqiptare me kërcënime dhe presione, janë të papërshtatshme.


Shqiptarët e dinë se lufta politike e z.Rama i përket të kaluarës, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi duan të ardhmen. Komuniteti ndërkombëtar ka mbështetur Kolegjin Zgjedhor dhe i ka kërkuar të marrë vendime bazuar në ligj dhe jo në interesa politike. Ndërkohë, dëshpërimi i z.Rama dhe agresiviteti i retorikës së tij, tentojnë të errësojnë të vërtetën e drejtë të demokracisë.


Mirëpo përsëri, ai nuk i është përgjigjur pyetjes që çdo qytetar ka në mendje.


Përse nuk dëshironte z.Rama të numërohej çdo votë? Përse nuk dëshironte z.Rama të dëgjohej zëri i çdo qytetari?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›