Zbutet MASH pas protestave ne tre shkolla
Autoritetet e ministrisë së arsimit kanë reaguar ndaj protestave më të fundit që kanë zhvilluar prindërit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë, për transferimin e fëmijëve të tyre në shkolla të tjera. Drejtori i sistemit parauniversitar Fatmir Vejsiu ka deklaruar se kjo ide e drejtorisë arsimore, për transferimin e nxënësve të tre shkollave 9-vjeçare, u bë për arsyen se në tre gjimnaze të Tiranës, ka një fluks tej mase të lartë të nxënësve.
“Nxënësit e shkollave të mesme “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Qemal Stafa” përkatësisht, në të cilat 1700 nxënës mësojnë në turn të dytë. Pra, kapaciteti i nxënësve që bëjnë mësim në shkollat e mesme që përmenda më sipër, është më i madh se një shkollë e madhe, numër u konsiderueshëm. Do merret në konsideratë interesi i nxënësve, prindërve dhe pastaj do shihet nevoja dhe halli që ka shkolla “Sami Frashëri”-tha Vejsiu.
Ideja e hedhur nga drejtoria arsimore ka ndezur debate e protesta të prindërve të nxënësve, të cilët një ditë më parë i kanë ndaluar fëmijët e tyre të hyjnë në klasa derisa ky problem të zgjidhet.
Edlira Sulejmani