E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kembanat e Brukselit Rama Fati i vendit varet nga Kolegji

Edi Rama drejton përgjegjësinë për nënvizimet e Brukselit mbi integrimin të Sali Berisha. Brukseli foli qartë, tha Rama, se votat e hedhura gabimisht u numëruan me një vendim jo shumë të qartë për bazën ligjore. Këmbana e Brukselit bie për Sali Berishën, deklaroi kryetari i opozitës.

"Nga mënyra si do zgjidhet kjo çështje varen fatet e punëve të vendit në vijim. Këmbana e botës demokratike që ra përsëri dhe fort, bie për veshët e Saliut, bie për veshët e atyre që duhet të dëgjojnë dhe kuptojnë se bota demokratike nuk mund ta gëlltisë këtë gjellë të prishur të gatuar në kuzhinën e pushtetit"-tha Rama.

Pavarësisht se e konsideroi jo shumë optimist procesin institucional të deritanishem për rezultatin e Tiranës, kryetari socialist deklaroi se me këtë vendim, Kolegji ka një përgjegjësi shumë të madhe, atë të fatit të mëtejshëm të Shqipërisë.

"Vendimmarja e Kolegjit është një vendimarrje që ka në vetvete edhe pyetjen se në ç'rrugë do shkojë ky vend pas kësaj. E thotë qartë reagimi i djeshëm, se pozicioni i KE-së do varet se si e gjitha kjo do përfundojnë"-theksoi ai.

Vendimi final i Tiranës për ankimimin e fundit të PS-së në Kolegj do të jepet nga ky institucion ditën e hënë të javës që vjen.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›