E Diel, 1 Nëntor 2026

Fratini, Haxhinasto: Vendimet e gjykatës të pranohen nga të gjitha palët

10-06-2011 / Gazeta 55

Dy diplomatët shprehen se respekti ndaj ligjit dhe zbatimi i tij, është një provë që e kualifikon Shqipërinë drejt integrimit Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka takuar në Trieste homologun e tij italian Franko Fratini me të cilin ka diskutuar për situatën post zgjedhore në Shqipëri.
Gjatë punimeve të takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore, që u mbajt në Trieste, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, pati një takim dypalësh me ministrin italian të Punëve të Jashtme, z. Franko Fratini. Gjatë takimit u diskutua mbi situatën e krijuar nga zgjedhjet vendore në Shqipëri. Z. Haxhinasto iu përgjigj interesimit të z. Fratini për situatën pas-zgjedhore në vendin tonë. Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm Fratini u shpreh se në këtë rast duhet që ligji të zbatohet dhe të lihen gjykatat që të vendosin. “Vendimet e gjykatës duhet të pranohen nga të gjitha palët dhe rezultati duhet të respektohet”- ka deklaruar kryediplomati italian.
Ministri Fratini theksoi se respekti ndaj ligjit dhe zbatimi i tij, siç përcaktohet në legjislacionin vendas, është një provë që e kualifikon Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›