E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika: “Jemi të ndërgjegjshëm, një kualifikim i vështirë”

"Qëllimi si i Partizanit dhe i Vllaznisë ishte kualifikimi. Fati na buzëqeshi ne. E pata deklaruar edhe më parë se gjithcka do të varej nga takimi në Tiranë. Jemi të ndërgjegjshëm që ishte një kualifikim i vështirë. Skuadra e Vllaznisë është një nga skuadrat më të mira për momentin. Kampionati? Objektivi i parë ishte kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Partizani do të luftojë edhe për pjesën e mbetur të kampionatit, pasi të gjitha skuadrat e gjashtëshes së parë luftojnë për pozicione më të mira në kampionat. Impulsiv në pankinë? Në disa raste patëm edhe momente që nuk ishim dakord me disa vendime të gjyqtarit. Mendoj se kur mbaron takimi dhe kualifikohesh, duhet të jesh i gëzuar apo jo?. Nuk kemi ndonjë preferencë për gjysmëfinalet pasi të dy ekipet janë nga më të mirat e vendit?

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›