E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajt: Liverpulit i duhet një mrekulli për titullin

Liverpul - Misioni i Liverpulit për t’u shpallur kampion i Anglisë këtë sezon është vështirësuar shumë pas barazimit të mbrëmshëm 4-4 me Arsenalin në fushën e vet. I vetëdijshëm për pamundësinë është edhe sulmuesi Dir Kajt.

“Pas barazimit të mbrëmshëm rruga drejt titullit është shumë e vështirë, -deklaron Kajt. Para ndeshjes ishim të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e fitores në mënyrë që të mbanim hapin e Mançesterit”.

“Ndoshta duhet të shpresojmë për një mrekulli, por sido që të jetë, këtë sezon keni parë një skuadër e cila nuk është dorëzuar dhe nuk do të dorëzohet. Të shpresojmë se kjo mrekulli do të ndodhë”, përfundon futbollisti holandez i Liverpulit.

Liverpuli arriti të barazojë mbrëmë me pikë Mançesterin, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›