E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josa “shtrëngon” Tiranën në + 5

ASA (ALbania Sport Agency) - Vllaznia me fitoren në shtëpi kundër Elbasanit (2-0) e reduktoi diferencën në pesë pikë me Tiranën kryesuese, që barazoi (1-1) me Flamurtarin në "Qemal Stafa", gjashtë javë përpara përfundimit të kampionatit duke hapur luftën për titull. Java e 27 regjistroi pesë fitore të ekipeve vendase (madje tre me rezultatin 2-1), ku ekipi i vetëm që nuk shkoi te goli, ishte kampioni në fuqi, Elbasani, i ndëshkuar në "Loro Borici" nga autogoli i Papuciut dhe goli ish-lojtarit të tij të sezonit të kaluar, Klevis Dalipit.
VLLAZNIA-ELBASANI 2-0
Kur kanë mbetur në lojë edhe 18 pikë, Vllaznia regjistroi fitoren e tretë sezonale me Elbasanin: 2-0, 0-1, 2-0. "Fabrika" e Mirel Josës prodhoi tripikëshin e katërt rresht dukë lenë dyshimet e krijuara të asaj humbje (0-2) më shtëpi me Shkumbinin në javën e parë të fazën e tretë. Të sigurt në lojë dhe kërkuese në rezultat, kuqeblutë shpërdoruan disa raste përpara se të finalizonin golin e parë (28'), të dhuruar nga devijimit të mbrojtësit të Elbasanit, Papuciu pas një goditje të Suad Licit.
Goli i dytë i Vllaznisë, mban firmën e Klevis Dalipit, i cili dyfishoi rezultatin në minutën 32, me një goditje të fuqishme me të majtën. Ky ishte dhe goli i dytë i Dalipit të shënuar kundër ish-skuadrës më të cilën u shpall kampion sezonin e kaluar, por që të shtunën e shkurorëzoi edhe matetakisht mundësinë teorike të trefishimit të titujve. Dalipi shënoi golin e vetëm të fitores 0-1 në Elbasan të Vllaznisë. Për sulmuesi 32-vjecar ishte goli i tetë në 27 javë kampionat. Vllaznia do të përballet javën e ardhshmë me Dinamon, ndërsa Elbasani pret në shtëpi Tiranën. Një fitore e Vllaznisë e kombinuar me një humbje të Tiranës në "Ruzhdi Bizhuta", do te reduktonte në dy pikë diferencën.
VLLAZNIA-ELBASANI 2-0
Shënues: Fisnik Papuci (autogol) 28', Klevis Dalipi 32'
Gjyqtarë: Latifi, Koreshi, Elezi
Faza e parë: Vllaznia-Elbasani 2-0
Faza e dytë: Elbasani-Vllaznia 0-1
Faza e tretë: Vllaznia-Elbasani 2-0
Bilanci: 121 ndeshje; 61 fitore Vllaznia, 34 barazime, 26 fitore Elbasani. Golat: 197-113
-----------------------
Rezultatet e javes 27
Tirana - Flamurtari 1-1
Vllaznia - Elbasani 2-0
Partizani - Besa 2-1
Apolonia - Luftetari 2-1
Shkumbini - Kastrioti 2-1
Teuta - Dinamo 3-1
RENDITJA
Superliga Pike F B H
1 Tirana 57 17 6 4
2 Vllaznia 52 15 7 5
3 Partizani 51 15 6 6
4 Teuta 51 14 9 4
5 Besa 40 11 7 9
6 Elbasani 36 10 6 11
7 Dinamo 35 10 5 12
8 Flamurtari 29 8 5 14
9 Shkumbini 28 8 4 15
10 Kastrioti 26 6 8 13
11 Luftëtari 23 6 6 16
12 Apolonia 22 6 3 17
JAVA 28, 21 PRILL
Elbasani - Tirana
Dinamo - Vllaznia
Besa - Teuta
Partizani - Apolonia
Flamurtari - Shkumbini
Kastrioti - Luftëtari

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›