E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, pesë fitore radhazi

ASA (Albania Sport Agency) -Partizani kaloi me sukses edhe pengesën e pestë me emrin Besa në vrapimin e tij të përhershëm për të kapur vendin e dytë. Fitorja 2-1 e formacionit të Likës me atë të Bicit, që e përfundoi takimin me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bikola Nana dhe Amarildo Berishës në fundin e takimit, ishte e pesta radhazi.
Mesfushori sulmues Elis Bakaj realizoi me një kryevepër golin e parë për të kuqtë në minutë e 11, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0. Goli i pestë i Bakaj në kampionat pas atij të shënuar me Teutën. Dy minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, ishte Viktor Gjyla ai që dyfishoi rezultatin. Interesant është fakti se dyshja Bakaj-Gjyla janë autorë të fitores 2-0 të Partizanit me Teutën në javën e 13.
Reagimi i kavajsve ishte i menjëhershëm dhe shtatë minuta më pas, beratasi Emiljano Veliaj me një goditje të bukur shkurtoi diferencën në 2-1, njëherësh dhe goli që vulosi rezultatin. Për Veliaj ky ishte goli i pestë sezonal. Në javën e 28, Partizani do të presë Apoloninë e Fierit, ndërsa Besa e mbetur në kutoën e 40 pikëve dhe e shkëputur 11 pikë nga Partizani, që po ka po aq pikë sa të kuqtë.
PARTIZANI-BESA 2-1
Shënues: Elis Bakaj 11', Gjyla 47'/ Veliaj 52'
Gjyqtarë: Lulaj, Bicaku, Goxhaj
Kar Kuq: Nana, Belisha
Faza e parë: Besa-Partizani 0-2
Faza e dytë: Partizani-Besa 0-0
Faza e tretë: Partizani-Besa 2-0
Bilanci: 106 ndeshje; 51 fitore Partizani, 37 barazime, 18 fitore Besa. Golat: 185-90

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›