E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jose Graziano da Silva kreu i ri i FAO-s

Jose Graziano da Silva është kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi. Në këtë post ai zëvëndëson Jacques Diouf nga Senegali që ka drejtuar agjencinë për 18 vjet. Ai fitoi me rezultat të ngushtë në balotazh kundër ish-ministrit të jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos.

61-vjeçari Graziano da Silva do të bëhet kështu i pari  brazilian që merr drejtimin e kësaj organizte. Ai do të shërbejë për një mandat tre vite e gjysmë të rinovueshëm për katër vjet. Graziano da Silva, është aktualisht kreu i FAO-s për Amerikën Latine dhe Karaibet dhe merr përsipër drejtimin e organizatës në një kohë çmimesh të paqëndrueshme të ushqimit në rang global. FAO është agjencia më e madhe e OKB-së me një buxhet vjetor prej rreth 1 miliard dollarë dhe 3600 punojës.

Sipas parashikimeve të fundit të ekspertëve të këtij organizmi më shumë se 925 milionë njerëz janë të kequshqyer në vitin 2010, më shumë se 40 vjet më pare. Ata gjithashtu paralajmërojnë se prodhimi global i fermerëve duhet të rritet 70 për qind për të ushqyer botën në 2050.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›