Flete arresti per Gadaffin akuzohet per krime kunder njerezimit

Gjykata për Krime Ndërkombëtare ka lëshuar një fletë arresti për Liderin e Libisë kolonel Moammar Gadaffin. Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit, të kryera ndaj kundërshtarëve të tij, si dhe për urdhërimin e sulmeve ndaj civilëve që nga mesi i muajit shkurt.
Gjatë seancës dëgjimore në gjykatën me seli në Hagë, gjykatësja Sanxhi Masenono Monageng, konfirmoi lëshimin e fletë arrestit për kolonelin si dhe për djalin e tij, Seif al-Islam, e kreun e shërbimit informativ të Libisë, Abdullah al-Senusi. Dy të fundit akuzohën për vrasje dhe përndjekje që nga fillimi i kryengritjes. Mijëra njerëz besohet të jenë vrarë në konflikt. Fletarresti ishte kërkuar nga prkurori i përgjithshëm i gjykatës Luis Moreno-Ocampo në muajin maj, nën motivacionin se të tre ishin përgjegjës direkt të "sulmeve të gjera dhe sistematike" kundër civilëve.
Ocampo bën të ditur se gjykata kishte prova se Kolonel Gadaffi kishte "urdhëruar sulme ndaj civilëve të paarmatosur personalisht dhe ishte pas arrestimie dhe torturimie të kundershtareve te tij politike. Autoritetet libiane më herët deklaruan se nuk e njohin gjykatën dhe nuk ishin të shqetësuar nga kërcënimet më të frundit n dërsa nga vengjarja bëhet e ditur se lutimet ndërmjet besnikëve dhe kundërshtarëve të Gadaffit janë intensifikuar në afërsi të Tripolit.
Delina Bitraku