E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani grek kercenime nga PASOK 4 vota kunder

Qeveria greke do të përpiqet të miratojë këtë javë në parlament, planin e shumëdebatuar të shkurtimeve në mënyrë që të mund të marrë  këstin e domsodshëm të ndihnmave që vendi të mos falimentojë. Beteja për votat megjithatë ka marrë një tjetër drejtim, teksa katër deputetë të partisë së kryeministrit Papandreou kanë deklaruar se do të votojnë kundër planit.

Greqisë i është kërkuar me këmbëngulje nga BE-ja  dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që të miratojë planin e shkurtimeve të shpenzimeve dhe të rritjes së taksave në mënyrë që në korrik të marrë 12 miliardë eurot jetike. Qeveria greke dhe Ministri i ri Financave, Venizellos janë duke u përpjekur nëpërmjet bisedimeve të bindin 155 deputetët  socialistë dhe sidomos ata që janë kundër. Deputeti i Kozanit, Alekos Athanasiadis thotë se ai nuk do të ndryshojë mendim. Dua ta bëjë të qartë se nuk do të votojë pro planit të shkurtimeve tha ai.

Deputeti Robopulos i Selanikut tha se ai po e merrte në konsideratë mundësinë e votimit kundër, madje ai tha se do të ikë nga parlamenti pasi të votojë kundër. Një tjetër deputete e Selanikut, Kriosa Arapoglu ka bërë të qartë se po mund të votojë kundër dhe gjithashtu të lërë parlamentin. Edhe deputeti Panajotis Kurublis tha se nuk e dinte se si do të votonte, por saktësoi se këto janë ditë torturuese për deputetët në pritje të votimit.

Nqs të katër këta deputetë kundërshtojnë qeverinë në votimin e paketës së shkurtimeve atëherë qeveria do të ketë vetëm një deputete më shumë se sa opozita në rast se parti të tjera të vogla nuk bashkohen me të. Ministri i financave është shprehur se plani i masave është i ashpër dhe i pandershëm, por shtoi se vendi është në urgjencë kombëtare.

Fitim Zekthi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›