Shtohen infeksionet gjate veres dyfishohen te semuret
Pranë pavionit të infektivit ditët e fundit është vënë re dyfishimi u numrit të pacientëve. Kjo rritje vizitash ka bërë, që të shtohen dhe shtrimet në këtë shërbim, me 60 të tilla në ditë. Shefi i Shërbimit të Infektivit, Dhimitër Kraja thekson se në një ditë normale shtimet nuk e kalojnë numrin 30 dhe se dominojnë crregullimet e aparatit tretës.
“Kemi rreth 60-65 paraqitje për t’u shtruar në ditë. Me këtë strukurë, 30 % janë infeksione të aparatit tretës të lidhrua me helmime nga ushqimi, diarre, dhimbje, temperaturë. 20 % janë infeksione të aparatit të frymëmarrjes si bajamet, trakeitet, kolla, edhe këto zakonisht me temperaturë. 15 % janë ethe”-thotë Kraja.
Ndërsa Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku garantoi se në këtë shërbim nuk do të mungojnë barnat dhe janë në gadishmëri të gjithë mjekët, me qëllim përballimin e fluksit.
“Është e nevojshme për të bërë një vlerësim maksimal të higjenës personale në këto ditë që përballemi me shumë viruse. Përara se t’i adresohemi mjekut, le të bëhemi mjek të vetvetes”- u shpreh Ivziku.
Për çdo epidemi të mundshme në shërbimin e infektivit janë në gadishmëri dhe njësitë e emergjencës.
Julia Bardhushi