Qytetarët e Maqedonisë përgjohen, përmes pajisjes sekrete të spiunimit
Maqedoni- Agjencia e lajmeve INA raporton sot se Maqedonia është një nga blerësit e një pajisje elektronike për spiunimin dhe ndjekjen e qytetarëve përmes kompjuterëve dhe telefonave celular.
INA raporton sot se në listën e blerësve në kompaninë Elaman Gmbh që është shpërndarëse e softuerit për përgjim të sofistikuar ‘Finfisher” që prodhohet nga kompania Gama group International, është edhe Maqedonia.
INA shkruan se nuk dihet se kush është poseduesi i këtij sistemi përgjues.
Sipas ekspertëve të fushës me këtë softuer ndiqen dhe lexohen të gjitha të dhënat e kompjuterëve personal dhe telefonave të qytetarëve të Maqedonisë. E për më tepër asnjë nga antivirusët apo programe speciale nuk mund të detektojnë apo parandalojnë pajisjen.
Kompania prodhuese Gama group International prej15 vite punon në tregun botëror me pajisje të tilla, por siç raporton INA ajo kryesisht i shet softuerët e saj në mënyrë sekrete dhe klientët janë qeveritë e vendeve të ndryshme.
Të tillë përgjues kanë edhe qeveritë e Çekisë, Austrisë, Bullgarisë, Hungarisë, Gjermanisë, Holandës, por edhe 30 shtete tjera të botës. Madje edhe regjimet e deritanishme të Libisë dhe Egjiptit.