E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtet për vizat, Malstrom: Në verë grup monitorues

Komisionerja për ceshtjet e brendshme dhe te drejtësisë ne Bashkimin Europian Sesilia Malstrom konfirmon hyrjen ne fuqi te rekomandimit për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Në një konferencë për shtyp, mbajtur sot në mesditë në Bruksel, Malstrom u shpreh se Shqipëria duhet të përmirësojë sistemin e drejtësisë dhe të luftojë me hapa konkretë krimin dhe korrupsionin.

Eurokomisonerja bëri me dije se gjatë verës do të mbërrijnë në Tiranë grupet e punës dhe do të raportojnë për situatën. Tani pritet që rekomandimi të kalojë për shqyrtim tek parlamentet e vendeve anëtare të unionit dhe më pas do të votohet në një seance plenare te Parlamentit Europian per t'u shqyrtuar me pas nga Ministrat e Brendshem Europian, te cilet japin dhe vendimin perfundimtar.

Do të jetë pikërisht ky këshill që në vjeshtë do të japë verdiktin mbi liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, në një kohë kur unioni do të drejtohet nga presidenca belge.

Shqiptaret do te kene te drejte te levizin pa viza ne vendet Schengen, 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare europiane te vendimit te 27 ministrave te brendshem.

Azhornuar së fundi ( e enjte , 27 maj 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›