E Diel, 1 Nëntor 2026

Josipevic Shqiperia te mesoje nga lufta jone ndaj korrupsionit

Presidenti kroat vizite ne Tirane. Topi Te vazhdoje dialogu

Presidenti i Kroacise Ivo Josipovic vizitoi zyrtarisht Tiranen pas fteses se bere homologut shqiptar Bamir Topi. Ne takimet zyrtare Josipovic ka dhene mesazhe te qarta ne lidhje me procesin e integrimit europian ku tashme Kroacia se shpejti do te jete anetare e BE-se. Si pervoje te pare Presidenti kroat ka permendur luften kunder korrupsionit ku sipas tij ka ndikuar ne procesin e anetaresimit. Kete qendrim Josipovic e mbajti gjate konferences se perbashket per shtyp me Presidentin shqiptar Bamir Topi. Republika e Kroacise eshte e gatshme qe me pervojen e saj qe ka ne rrugen e integrimit euroatlantik ti ndihmoje Shqiperise. Rruga jone ka qene shume e veshtire. I kemi shpallur lufte korrupsionit por ka mundesi qe korrupsioni ende per fat te keq eshte prezent por ne kete aspekt Shqiperia do ta kete Kroacine si nje mik te vertete tha Presidenti kroat. Josipovic ka theksuar se per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise do te ishte shume shume mire nje dhurate shume e madhe qe vendi juaj kete vit te fitoje statusin kandidat per ne Bashkimin Europian. Nga ana e tij kreu i shtetit shqiptar ka bere te ditur se i ka kerkuar homologut kroat qe te beje interlekutorin per ceshtjen e kufirit ndermjet Serbise dhe Kosoves. I kam kerkuar Presidentit Josipovic qe te jete nxites i pjesemarrjes se Kosoves ne nismat rajonale duke vazhduar nismen e suksesshme kroato-sllovene te Berdos per te vazhduar me tej me shume efikasitet ne funksion te zhvillimeve pozitive politike dhe ekonomike ne rajon tha Topi. Por ne lidhje me kete kerkese Josipovic ne menyre diplomatike ka reaguar gjate konferences per shtyp se ajo qe mund te premtoj eshte se Republika e Kroacise do te jete shteti qe brenda Bashkimit Europian do te jape perkrahjen per cdo shtet te rajonit per integrime euroatlantike. Historia na ka mesuar se problemet nuk mund te zgjidhen nepermjet nje recete por palet te cilat kane probleme duhet te ulen dhe te bisedojne apo te diskutojne problemet dhe ne fund ti zgjidhin ato. Bashkesia nderkombetare mund te beje vetem nje gje te kerkoje nga Serbia dhe Kosova te vazhdojne me negociatat per zgjidhjen e problemeve qe jane midis dy shteteve. Ju rikujtoj se edhe Kroacia me Serbine ka pasur nje histori te keqe por ne vitet e fundit kemi filluar ti zgjidhim problemet tha ai.

Presidenti Topi ne lidhje me mundesine e marrjes se statusit te vendit kandidat brenda ketij viti tha se do te ishte nje simbolike te vecante pasi lidhej me 100-vjetorin e krijimit te shtetit shqiptar. Ne lishje me BE ajo qe shfaqet ne komunikimin me politikanet eshte vetem nje pjese e asaj pune te madhe qe bejne ekspertet pikerisht per te plotesuar ato kritere te domosdoshme per te marre statusin e vendit kandidat. Une besoj se pavaresisht problemeve qe jane gjithmone konstante ne politike ka nje rikthim te bashkepunimi parlamentar i partive politike parlamentare tha Topi. Gjithsesi sipas kreut te shtetit shqiptar eshte si raporti i studentit me profesorin. Ndonjehere studenti kerkon me shume se cmeriton nga profesori. E verteta eshte qe ne duhet te bejme shume por e verteta eshte gjithashtu qe ne e meritojme qe ne kete vit jubilar te marrim statusin e vendit kandidat qe do te jete dhe nje motivim me shume per cdo qytetar por edhe per cdo politikan dhe per cdo institucion qe te jete shume rigoroz ne plotesimin e atyre detyrimeve tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›