E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Kerkesa per tre deputetet nje manover nese nuk do te hetohen Berisha dhe Basha

Deklarata Opozita publikon qendrimin e saj politik Gati te hetohemi te gjithe parlamentaret

Partia Socialiste mbeshtet dhe vihet ne dispozicion te plote te hetimit te Prokurorise se Pergjithshme rreth ngjarjes se 21 janarit 2011. Ne nje deklarate per shtyp nenkryetari i grupit Parlamentar socialist Sajmir Tahiri deklaroi ne emer edhe te kreut Edi Rama qe ndodhet jashte shtetit se selia roze eshte e gatshme te votoje heqjen e imunitetit per tre deputetet e saj qe organi i akuzes ka vendosur ti therrese per ngjarjen ne fjale. Nese prokurorise i duhet kontributi ne hetim i tre deputeteve te PS jemi gati te votojme heqjen e imunitetit te tyre dhe te te gjithe deputeteve pjesemarres ne demonstraten e 21 janarit per te ndihmuar ne zbardhjen perfundimtare te se vertetes. Vete kryetari Edi Rama thekson se ne mungese te imunitetit te tij parlamentar eshte ne dispozicion te prokurorise bashke me te gjithe deputetet. Shtoj ketu se edhe une deputeti Sajmir Tahiri njesoj si gjithe koleget e mi kam qene aktiv ne organizimin e asaj demonstrate dhe nuk shoh asnje arsye ne bote qe une dhe koleget e mi te vecohemi nga tre koleget e tjere tha ai duke vijuar se per cdo deputet socialist imuniteti ne kuader te kesaj ngjarjeje nuk ka vlere. Por kundrejt ketij disponimi te plote dhe pa doreza deputeti socialist ka shtuar se procesi hetimor duhet te perfshije medoemos edhe Kryeministrin Sali Berisha ish-ministrin e Brendshem Lulzim Basha apo edhe sekretarin e pergjithshem te Kryeministrise Gjergj Lezhja si persona qe kane pergjegjesi. Opozita shqiptare akuzon Sali Berishen dhe Lulzim Bashen si pergjegjes te drejtperdrejte per perdorimin e pushkeve ndaj popullit. Ata duhet te hetohen deri ne fund ata duhet te merren ne procedim menjehere perndryshe kerkesa per imunitetin e tre deputeteve opozitare nuk mund te mos na duket si manover per te krijuar nje ekuiliber te papranueshem ne hetime. Nese ky do te jete rasti dhe Sali Berisha Lulzim Basha madje edhe Gjergj Lezhja pergjegjesi direkt per mirembajtjen e serverit do lihet jashte hetimeve opozita do ta konsideroje perfshirjen e tre deputeteve te saj ne hetime si nje kalkulim ekstraligjor te prokurorise per te dale mbi palet por ne fakt duke u bere pale ne pengimin e drejtesise se plote per 21 janarin tha Tahiri. Pro heqjes se imunitetit eshte shprehur edhe nje nga tre deputetet socialiste qe jane thirru per hetim nga Prokuroria Tom Doshi i cili ne nje prononcim te vetin u shpreh se do te votoj edhe vete pro kesaj kerkese kur te vije ne Parlament. Ai ka shtuar se me 21 janar ka kontribuar per qetesimin e protestuesve te irrituar qe ndodheshin perpara selise se qeverise. Edhe deputeti tjeter Taulant Balla ka reaguar permes profilit te tij ne Facebook duke kerkuar hetimin edhe te Sali Berishes dhe Lulzim Bashes. Ai qe duhet te shkoje para gjyqit eshte Saliu eshte Lulzim Basha. Ne jemi gati te heqim imunitetin e cdo deputeti qe kerkon Prokuroria. Por te hetosh Besnik Baren dhe te mos hetosh Saliun eshte qesharake Te me hetosh mua dhe jo Lul Bashen eshte qesharake Ne duam drejtesi shprehet ai. Qendrimi i selise roze dhe i deputeteve te saj pason dekalraten per shtyp te Pokurores se Pergjithshme Ina Rama e cila duke iu referuar ekspetimit te FBI-se ka zyrtarizuar nisjen e procesit hetimor. Arrestimi i tre anetareve te Gardes se Republikes me ne krye komandantin e saj ishte hapi fillestar i pasuar nga nje kerkese per te pyetur edhe tre deputetet socialiste qe kane qene aktive ne ngjarjet e nje viti me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›