Josipoviç: Takim me Nikolliç, vetëm kur të ndryshojë qëndrim ndaj fqinjëve

Presidenti kroat Ivo Josipoviç takohet me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç, atëherë kur ai të tregojë qartë se e ka ndryshuar qëndrimin ndaj vendeve fqinje, është thënë nga kabineti i presidentit kroat.
Në deklaratën e dhënë pas asaj të Nikolliçit se së shpejti do të takohet zyrtarisht me Josipoviç, kujtohet “politika e viteve të `90-të e mbrojtur nga Nikolliç dhe deklaratat e fundit për Vukovarin dhe Srebrenicën”.
Nikolliç e ka qujatur Vukovarin një qytet serb, ndërsa ka mohuar se masakra e 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë ishte akt genocidi.