E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipoviç dhe Tadiç të vetëdijshëm për rrezikun e shpërbërjes së Bosnjës

Presidentët e Kroacisë dhe Serbisë, Ivo Josipoviç dhe Boris Tadiç, kanë deklaruar se do të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës së brendshme në Bosnjë e Hercegovinë.
Tadiç dhe Josipoviç në debatin për Ballkanin Perendimor në "Forumin e Brukselit" kanë vënë në pah faktin se askush nga jashtë nuk mudn të imponoj zgjidhjen për Bosnjën, ndërsa presidenti kroat ka shtuar se Zagrebi dhe Beogradi janë të vetëdijshëm për rrezikun e shpërbërjes së Bosnjës.
Josipoviç në këtë formë i është përgjigjur vlerësimit të një zyrtari të lartë amerikanë të ministrisë së Mbrojtjes në diskutim i cili tha se në Bosnjë ekziston rreziku i madh i shpërbërjes për shkak të jo funksionalitetit të këtij shteti, megjithë angazhimet e Evropës dhe SHBA-ve.
Boris Tadiç ka thënë se ish presidentët e Serbisë dhe Kroacisë, Millosheviç dhe Tugjman, në Karagjorgjevë në vitin 1991 ishin marrë vesh për ndarjen e Bosnjës, ndërsa "ne në Opati para disa ditëve kemi arritur ujdinë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të këtij vendi".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›