E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazen: Bisedimet për paqen vetëm nëse Izraeli ndalon ndërtimet

Kreu i autoritetit palestinez, Abu Mazen ka ritheksuar qëndrimin e popullit të tij për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Duke komentuar vendimin e qeverisë izraelite për ndërtimin e banesave në Jeruzalemin lindor, ai e shikon këtë si një pengesë serioze për rinisjen e negociatave.
"Nuk mund të ketë negociata me Izraelin nëse nuk i jepet fund pushtimit të tokës së shenjtë", deklaroi Mazen gjatë samitit të Lidhjes Arabe.
Gjithashtu, kreu palestinez u kërkoi liderve arabë të mbështesin zgjidhjen për dy shtete të ndryshme dhe t'i bëjnë thirrje Izraelit të mbajë një qëndrim të qartë për çështjen e kufijve të vitit 1967. Autoritetet palestineze kanë këmbëngulur edhe më parë që përpara se të zhvillohen bisedime të drejtëpërdrejta, izraelitët duhet të ndalin të gjitha ndërtimet, jo vetëm në Bregun Perëndimor, por edhe në Jeruzalemin Lindor. Izraelitët nga ana e tyre thonë se nuk ka perspektivë për këtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›